Manjani braktis mbledhjen: Po shkelen standardet
Debatet e ashpra në KQZ për ndryshimin e komisioneve vendore
Në fund të votimit, përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani, braktisi mbledhjen, pasi e cilësoi këtë si shkelje ligji dhe standardi.
Kërkesa ka të bëjë me rishikimin në themel të vendimit numër 1, 07.01.2013 të KQZ-së, me ripërcaktimin e partive parlamentare të përfaqësuesve sipas kriterit me numër më të madh votash dhe mandatesh, tha Manjani. Kur i jepni Partisë Republikane komisionerin, bëjeni zëvendësimin tamam. Por le ta shikojnë shqiptarët se cila është KQZ-ja, kjo është një KQZ me dy standarde, protestoi Manjani. Por anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni, u shpreh se LSI-ja nuk ka të drejtë të bëjë sot një kërkesë të tillë, por ta paraqesë me shkrim dhe ne jemi të hapur për ta shqyrtuar një gjë të tillë. Faleminderit zoti Manjani, sot ne jemi mbledhur për kërkesën e PR-së, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të mblidhemi më, reagoi kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Por Manjani theksoi se KQZ-ja po merr një vendim të atakueshëm në kolegj, duke mos i dhënë zgjidhje të plotë problemit. Ju e prishni balancën me këtë ndërhyrje, nuk po e zgjidhni me balancë kërkesën e PR-së, tha Manjani. Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri, e cilësoi jo të drejtë idenë e mbajtur nga partitë e opozitës se po krijohet një mosbalancim. Por Manjani insistoi në kërkesën e tij për rishikimin në thelb të vendimit numër një, duke ripërcaktuar listën e partive politike që e përfitojnë një gjë të tillë. Nuk e kuptoj se pse nuk bëhet kështu një gjë e tillë, replikoi Manjani me kreun e KQZ-së. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjonçaj, deklaroi se ishte pro kërkesës së PR-së për balancimin e komisioneve, por jo të KQZ-së.
Manjani braktis mbledhjen: Po shkelen standardet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email