E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani:Qeveria të mos prek drejtësinë

Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Asamblenë Kombëtare të PSSH-së Ylli Manjani u shpreh në një konferencë për shtyp se në një kohë kur qeveria duhet të mendojë, punojë dhe bashkëpunojë seriozisht me opozitën për reformimin e sistemit të drejtësisë, opinioni publik shqiptar dhe partnerët ndërkombëtare marrin përditë prova të reja të deformimit të marrëdhënieve mes qeverisë e drejtësisë. Sot ne ngremë zërin për manipulimin e shortit për gjykimin e dy dosjeve që janë bërë objekt i debatit publik dhe që lidhen njëra me Lulëzim Bashën dhe tjetra me sekserin serb të Sali Berishës u shpreh Manjani. Sipas Manjanit të dyja këto dosje janë devijuar drejt gjykatësish të lidhur qartë dhe hapur me Partinë Demokratike dhe kjo ka ndodhur në shkelje të plotë të Kodit të Procedurës Penale, të ligjit e të etikës së domosdoshme për çdo lloj gjykimi e jo më për gjykimin e këtyre dy skandaleve të mëdha me prapavijë të qartë politike e dëme të dukshme ekonomike e morale për qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›