Mannone kërkon dorëzat në Arsenal

Ish portieri i përfaqësueses U-21 të Italisë, Vito Mannone është zotuar se nuk do të dorëzojë pa luftë pozitën e titullarit në ekipin e Arsenalit.
24 vjeçari nuk ka pranuar gol në dy ndeshje të Premierligës pas zëvendësimit të Wojciech Szczesnyt të lënduar dhe synon ta mbajë polakun në bankinë edhe pas rikuperimit të tij. “Vetëm i përvjel mëngët dhe punoj sepse e di se mund të paraqitem mirë”, deklaroi Mannone për ueb faqen zyrtare të klubit.
“Kur jeni numër 1, ju ndiheni shumë i rëndësishëm dhe dua që të jem i përfshirë më tepër”, u shpreh italiani, anëtar i Arsenalit nga viti 2005, kur u transferua nga Atalanta.