Maori kthehet në shtëpi
Është kjo njëra prej kokave të maorëve, një popullatë kjo autoktone e Zelandës së Re, që ishin të ekspozuara si eksponate ekzotike nëpër mezetë franceze, duk filluar që nga Parisi e deri në Marseilles, përderisa dy të tjera ndodhen në Fakultetin e Mjekësisë në Montpellier.
Besohet se nëpër botë ekzistojnë afro 500 ekzemplarë të tillë.
Të hënën ndërkaq, me rastin e pranim-dorëzimit të eksponateve, në kuvendin komunal të Ruane u mbajt një ceremoni tradicionale me përfaqësuesit e muzeut Wellington’s Te Papa, të cilët po vizitojnë Evropën me qëllim të mbledhjes së këtyre relikteve. gazeta e Zelandës së Re, ‘The Dominion Post’ njoftoi se delegacioni do të kthehet në vend me gjithsejtë nëntë koka të tilla.
“Qeveria e Francës ka siguruar kthimin në emër të maorëve, me qëllim të kthimit të paraardhësve tanë në shtëpi”, theksoi lideri maor, Michael Hoplite për gazetën.
“Ky është një moment përplot me gëzim për ne, por edhe rast që të mendohet për udhëtimin e këtyre paraardhësve”, shtoi ai.
Zelanda e Re ka kërkuar me vite të tëra kthimin e kokave të maorëve në vend, të cilat nga ekspozimi jashtë vendit shpesh ishin kthyer në shkëmbim me armë dhe me mallra tjera. Një pjesë e madhe e muzeve, ndonëse jo të gjithë, u pajtohen të t’i kthejnë kokat në Zelandë të Re.