Warner Music Group bëhet ruse
Njëra prej shtëpive më të mëdha diskografike në botë WMG iu shit miliarderit rus, Len Blavatnik.
Shtëpia diskografike për të cilën albumet e tyre i publikojnë Red Hot Chili Peppers, Madona, R.E.M., Green Day, Oasis, ZZ Top, etj., i është shitur rusit Blavatnik për 3.3 miliardë dollarë. Pasaniku rus edhe më parë kishte aksione në kompaninë WMG. Veç kësaj, Blavatnik bleu edhe dy shtëpitë tjera të njohura diskografike, Atlantic Records dhe Warner/Chappell Music-Publishing.
Ndryshe, WMG është shtëpia e tretë më e madhe diskografike në botë, ndërkohë që tashmë kanë filluar spekulimet se Warner do t’i bashkëngjitet së shpejti shtëpisë diskografike EMI, e cila mbahet si shtëpia e katërt më e madhe diskografike në botë, dhe e cila viteve të fundit po përballet me probleme të shumta financiare.