E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mappes Niediek Votuesi shqiptar po behet me pragmatik

DW Shqiperia vendosi me 8 maj per kryebashkiaket e kryetaret e komunave ne kater vitet e ardhshme. Ishte e pritshme per ju qe zgjedhjet te zhvilloheshin qete dhe me tone te ulura sidomos pas 21 janarit

Mappes Niediek U lehtesova por nuk u habita teper. Zhvillimet para ketyre zgjedhjeve ishin deshperuese te gjithe kishim frike se cfare do te ndodhte me tej por dita e zgjedhjeve ishte tre muaj larg dhe mund te ndodhte qe gjendja te shkallezohej por edhe te zbutej. Por megjithe nje fushate here here edhe denigruese u vu re relativisht nje lloj qetesie. Mendoj se kjo ka te beje me ate qe vete perkrahesit e dy partive te medha jane ngopur me kete lloj konfrontimi pra me konfrontimin total. Dhe kete mund edhe ta lexosh ne rezultatin e deritanishem te zgjedhjeve.

DW Zgjedhjet e 8 majit jane atehere merite e zgjedhesve shqiptare jo e partive politike

DW Mappes Niediek Te mos nenvleresojme edhe rolin e nderkombetareve por do te thoja fakti qe zgjedhjet u zhvilluan me qetesi kjo eshte ne radhe te pare merite e qytetareve shqiptare te cilet mendoj une nuk jane me te gatshem per konfrontime te medha.

DW Pas zgjedhjeve degjon tone te reja ne Tirane. Socialistet e kane ulur disi retoriken e tyre luftarake demokratet po perdorin po ashtu tone jo konfliktuale. A mund ta kuptojme kete se po vjen edhe ne Shqiperi nje ere e re diskursit politik pra nje fryme bashkepunimi apo kjo retorike eshte vetem momentale

Mappes Niediek Do te isha i kujdesshem me kete. Sepse ne Tirane nuk eshte thene fjala e fundit dhe rezultati kaq i ngushte i ketyre zgjedhjeve le vend per shqetesime. Eumlshte kthyer ne zakon ne Shqiperi te mos njohesh rezultatin zgjedhor dhe sa me i ngushte te jete rezultati aq me shume do te tentojne partite te mos e njohin kete rezultat. Ne kete ceshtje nuk do ta levdoja diten pa rene muzgu. Nje ere e re eshte ndoshta shpejt por pas ketyre zgjedhjeve ndoshta ne Tirane do ta marrin ne konsiderate se konfrontimi nuk eshte patjeter ndihmues per shanset elektorale. Po ta analizojme rezultatin e zgjedhjeve polarizimi nuk ka shkuar me tej. Rezultati te thote qe ne veri per shembull ne ato komuna qe ishin zakonisht bastione te demokrateve kane hyre socialistet edhe ne jug harta po ashtu eshte e perzier kjo do te thote qe besnikeria e zgjedhesve ashtu sic ka qene me pare ka rene dukshem. D uket se votuesi shqiptar po zgjedh ne menyre me pragmatike po zgjedh individet jo vetem partite dhe kjo eshte nje shenje e mire.

DW ODIHR i ka cilesuar zgjedhjet ne raportin e tij te pare si transparente por ka shprehur kritika ndaj partive politike qe nuk i zbatuan ne kohe rekomandimet e tij. Pas ketyre kritikave mendoni se do te levizin nga pozicionet e tyre Berisha dhe Rama

Mappes Niediek Tek Rama nuk jam shume i sigurte tek Berisha nuk e di nese do te bien shume zile. Veprimet e Rames dhe perqendrimi i tij tek konfrontimi jane te shenjuara nga disa kunderthenie. Ai filloi si dikush qe donte ta zbuste politiken e konfrontimit total ai beri veprime kompromisi me demokratet kjo nuk iu vleresua shume ai u perball me fyerje te ndryshme. Ai nderkohe eshte zhvilluar ne nje person qe di ta perdore per vete shume mire kete politike konfrontimi si nga ana tjeter Berisha dhe demokratet. Ceshtja eshte nese ai do te dije te marre kthesen.

DW Te kujtojme qe Rama sipas shume gjasave eshte fituesi i mundshem i ketyre zgjedhjeve...

Mappes Niediek...Po deri me tani ceshtja eshte nese ai do te beje kthesen. Duhet thene se si kryetar bashkie ai nga pozicioni qe ka eshte nje figure integruese ky eshte funksioni i nje kryetari bashkie. Te gjithe kryetaret e bashkive ne bote perpiqen te menjanojne konfrontimin dhe te jene kryetare bashkish per te gjithe qytetaret. Posti i kryetarit te bashkise eshte shume veshtire te pajtohet me funksionin e udheheqesit te opozites.

DW Rama si kryetar i opozites ka kerkuar prej kohesh zgjedhje te parakohshme parlamentare. Nese eshte fituesi i ketyre zgjedhjeve a nuk do ta ndjehej ai i forcuar ta ndiqte edhe me fort kete kerkese

Mappes Niediek Kjo kerkesa per zgjedhja te reja qe eshte ngritur qe nga perfundimi i zgjedhjeve te shkuara parlamentare nuk ka gjetur shume mbeshtetje deri me tani dhe nuk mendoj se popullata do te ngrihej e gjitha ne kembe per nje gje te tille. Mendoj se kjo vale ka kaluar. Do te thoja po qe se Rama eshte i arsyeshem atehere pas ketyre zgjedhjeve ai nuk do te kerkonte te hapte nje linje te re konfrontimi.

DW Nga BE u be e qarte se keto zgjedhje jane mjaft te rendesishme per afrimin e metejshem te Shqiperise me Evropen. Pas shenjave te mira te deritanishme mund te themi se e kaloi Shqiperia kete pengese te veshtire dhe i hapet rruga e statusit te vendit kandidat

Mappes Niediek Nese Shqiperia e merr apo jo statusin e vendit kandidat kjo eshte nje ceshtje me shume taktike. Fakt eshte qe jo vetem Shqiperia por i gjithe rajoni tani po mbahet pezull apo po lihet ne pritje. Vecanerisht ne Shqiperi BE do te prese hapa te tjere stabilizimi derisa te ecet vertet drejt anetaresimit. Nese Shqiperia e merr statusin e vendit kandidat per te cilin une dyshoj sepse nuk mund ta perfytyroj ne gjendjen e tanishme qe te ndermerren hapa te tille por edhe ne qofte se e merr ky do te ishte thjesht nje vendim taktik.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›