E Diel, 1 Nëntor 2026

fare do te thote nje kryeminister i Gjelber per Baden-Vyrttembergun

Per te Gjelbrit eshte nje hap i shenuar rreth 30 vjet pas themelimit te Partise ata drejtojne per here te pare qeverine ne nje land federal gjerman. Dhe e bejne kete pikerisht ne Baden-Vyrttembergun konservator ku kristjandemokratet percaktuan tonin per dekada me radhe. Qe prej zgjedhjeve ne land me 27 mars te Gjelbrit notojne ne nje vale popullariteti. Sekretarja e Pergjithshme e Partise Stefi Lemke flet per mbeshtetje te madhe per partine

Padyshim qe vihet re me shume vemendje dhe miratim per politiken e gjelber me shume anetaresime ne parti. Ne mars dhe prill te ketij viti patem shtimin me te larte me anetare ne krahasim me te gjitha koherat. Dhe ketu mund te ndiesh para se gjithash qe temat e gjelbra fitojne me shume peshe.

Ndryshim historik - Nje i gjelber kryeminister

Nese zgjidhet ne 12 maj nga Parlamenti i landit te Shtutgartit 62 vjecari Winfried Kretschmann do te hyje ne histori si kryeministri i pare i Gjelber i nje landi gjerman. Vertet qe te Gjelbrit kane qene te perfaqesuar ne shume qeveri landesh dhe ne vitet 1998 deri 2005 ishin ne timon edhe ne federate. Por ata kane qene gjithmone partneri me i vogel i koalicionit dhe shume here qene te detyruar ti shtrinin kembet sa kishin jorganin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Winfried Kretschmann ben ndryshimin historikNe Baden- Vyrttemberg shefi eshte per here te pare nje i Gjelber dhe socialdemokratet jane partneri me i vogel. Per partine socialdemokrate gjermane te ndergjegjshme per traditen kjo eshte nje situate me te cilen do ti duhet te mesohet.

Alexander Bonde i caktuar si minister i gjelber ne qeverine e re te landit Per PSDGj eshte padyshim nje pervoje e re pozicioni i partnerit me te vogel qe edhe te Gjelbrit te dalin me kryeministra - socialdemokratet e kane konsideruar te vetekuptueshme qe te ishte ndryshe. Por ne e trajtojme me korrektese njeri-tjetrin dhe e kemi te qarte PSDGj eshte po kaq e madhe sa ne.

Rezultati ne zgjedhje i PSDGj eshte thuajse po kaq i mire sa i te Gjelberve me ndryshimin qe te Gjelbrit fituan me shume se 12 pike perqindje kurse ata shenuan rezultatin me te dobet te historise se tyre. Ndaj edhe menjehere pas zgjedhjeve te Gjelbrit ishin ne eufori socialdemokratet te deshperuar kurse CDU-ja e traumatizuar. Per here te pare qe prej vitit 1953 CDU do te ulet ne banken e opozites megjithese vazhdon te mbetet partia me e forte.

Autor Nina Werkhaumluser/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›