Petrovic Afersia me praktiken dhe te perditshmen duhet te kene peshe ne bisedime

DW Zoti Petrovic ju jeni perfaqesues i zgjedhur nga komuniteti serb ne Kosove. A mendoni se ne takimin me shefin e delegacionit te Serbise ne bisedimet me Kosoven Borislav Stefanovic ne Prishtine do te mund te reflektoni plotesisht qendrimin e qeverise se Kosoves ne te cilen beni pjese
Petrovic Ne fillim dua te theksoj se flasim per nje takim per te cilin akoma nuk dihet ne se do te zhvillohet duke patur parasysh se deri ne kete moment nuk kam marre asnje lajmerim zyrtar ne lidhje me takimin tone. Nga ana tjeter une jam natyrisht zevendeskryeminister i Kosoves dhe minister i i administrimit te pushtetit lokal ne Kosove. Kete post e mbaj pas marrjes se shumices se votave te bashkesise serbe ne Kosove ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Pra jam anetar i qeverise se Kosoves dhe perfaqesoj interesat e te gjithe qytetareve te Kosoves.
DW Cfare roli mund te luaje prania juaj ne takimin me palen negociatore nga Serbia ne afrimin e qendrimeve ndermjet dy paleve
Petrovic Po natyrisht ne kemi dhene ndihmese kyce ne afrimin e qendrimeve te te dyja paleve sepse jemi njerez te terrenit jetojme ne Kosove ne nje realitet. Dhe ajo qe eshte me kryesorja eshte se kemi marre mbeshtetjen e qytetareve tane ne zgjedhjet e fundit parlamentare me kredibilitet dhe legjitimitet te plote. I njohim shume mire problemet e qytetareve te Kosoves. Nga ky aspekt aspekti i njeriut te thjeshte dhe i jetes se perditshme do te kishim dhene zgjidhje per lehtesimin e funksionimit te jetes. Por shume shpesh vendimet i marrinato qe jane shume pak te lidhur me problemet e njerezve te thjeshte ne Kosove. Mungesa e sensibilitetit e njohjes te se perditshmes eshte nje dukuri e shpeshte dhe per kete arsye mendoj se qasja praktike edhe ne negociata e diskutime do te kishte rendesi shume te madhe. Prandaj definitivisht mendoj se nuk duhen keqperdorur bisedimet per qellime personale per promovimin e dikujt. Mendoj se nuk kemi kohe per njerez qe nuk e njohin situaten ne Kosove dhe na percaktojne fatin. Kjo eshte koha e integrimeve evropiane. Kjo kohe kerkon dije dhe shpejtesi. Kush gabon dhe sa kete do ta tregoje koha qe kemi perpara.
DW Situata per popullsine serbe vitet e fundit eshte permiresuar por le ende mjaft per te deshiruar. Ne cilat aspekte ju mund te kerkonit me shume nga sa ofron Prishtina zyrtare per komunitetin serb ne Kosove
Petrovic Sikur te ishim te kenaqur me gjithcka qe kemi do te ishte ideale. As ne vendet me standarte te larta nuk eshte gjithcka ideale pa le pastaj ne Kosove ku jeta eshte e veshtire dhe ku ndodh nje proces i dhimbshem proces tranzicioni. Pervec kesaj ai rendohet nga problemet serioze politike dhe mospajtimet ne qendrime. Mund tju them se qeveria e Kosoves ben shume perpjekje per pajtimin dhe krijimin e nje klime me te mire multietnike ne Kosove. Ajo eshte permiresuar dhe per kete deshmojne te gjitha raportet per lirine e levizjes lirine e fjales etj. Nuk them se eshte shume e mire por eshte me e mire krahasuar me vitet e kaluara. Jemi deshmitare te kesaj. Komuniteti serb duhet te zgjohet nga izolimi dhe te shfrytezoje te gjitha shanset per progres dhe per tu forcuar si ne aspektin politik ashtu edhe ne ate material. Fakt eshte se askush nuk do te na ofroje zgjidhje dhe kushte ideale por me perpjekje te fuqishme me vullnet e edukim mund te luftojme per me shume dhe me mire. Stili i jetes ka ndryshuar sidomos ne dy vitet e fundit. Sipas nje raporti te PNUD-it gati 80 e serbeve te Kosoves pohojne se do te deshironin nje televizion qe te ishte i karakterit lokal qe te mbulonte te gjithe territorin e Kosoves me qellim qe te mund te ndjekin zhvillimet qe ndodhin ne Kosove. Sepse jane te paqarte per imazhin e krijuar per veten nga transmetimet ne mediet serbe dhe shqiptare. Kjo deshmon se komuniteti serb nuk e do me izolimin. Nese nuk eshte i izoluar deshiron te jete i informuar dhe informimi do tu ofroje serbeve mundesine per te gjetur menyra per progresin e tyre. Vendimtare nuk eshte vetem se cfare u ofron Prishtina serbeve ne Kosove kjo eshte e rendesishme por nuk eshte kyce. Rendesi ka sa jemi te gatshem te punojne e te ndryshojme per te arritur ato qe kemi si qellim mbijetesen forcimin ekonomik dhe perspektiven e perbashket. Perspektiva e perbashket per te gjithe ne eshte anetaresimi ne nje familje te madhe qe quhet BE dhe ne kete rruge me siguri qe do te kemi shume pune dhe ne keto perpjekje do te kemi mbeshtetjen jo vetem te vendeve te rajonit por edhe te miqve tane si ne Bruksel ashtu edhe ne Uashington.
Autor Angjelina Verbica
Redaktoi Lindita Arapi