E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedon, shoqatat joqeveritare paralajmërojnë protesta


Dhjetëra shoqata joqeveritare shqiptare janë gati për të finalizuar fillimin e protestave masive në Shkup dhe qytete tjera kundër politikës diskriminuese që po mbizotëron në Maqedoni.

"Projekti Shkupi 2014, hapja e rasteve të Hagës, rasti i Sopotit, rastet e montuara që mbajnë në burg ish-pjesëtarë të UçK-së si dhe planet e tjera diskriminuese kryesisht qeveritare, do të jenë elementet bazë të protestës", bëjnë të ditur nga dy shoqatat joqeveritare "Illyricum Libertas" dhe "Realiteti".

Pranë bashkimit me to është edhe Bashkësia Fetare Islame, por edhe familjarët e të burgosurve dhe të dënuarve shqiptarë nga radhët e ish-UçK-së

Shoqatat joqeveritare shqiptare të shtunën pritet të vendosin për organizimin e protestave masive antidiskriminimit shqiptar në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›