E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane mbron Pepen dhe Mourinhon

Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje Pepes dhe Jose Mourinhos, të cilët kanë qenë në qendër të kritikave në mediet lokale pas humbjes së Real Madridit në Copa del Rey nga Barcelona të mërkurën.

Mourinho u sulmua për taktikat “negative” në humbjen 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Santiago Bernabeu kurse Pepe për shkeljen në dorën e Lionel Messit derisa argjentinasi ishte i shtrirë në tokë.

“Mendoj se të gjitha kritikat drejt Real Madridit, trajnerit të tij dhe futbollistëve janë të padrejta” tha ish mesfushori i Realit dhe Francës për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Pepe është futbollist i cili hyn në fushë për të fituar dhe nga ethet e fitores mund të bëjë gabime”, përfundoi Zidane, drejtor në Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›