E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonasit grisin flamurin shqiptar

Ultraset maqedonas kane grisur flamurin kombetar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur te merkuren ne mbremje ne sallen Kale ne Shkup gjate nje ndeshje basketbolli te liges se pare ndermjet KB Rabotnicki dhe KB Liria. Duke ndjekur shembullin e kolegeve te tyre serb tifozet e klubit maqedonas Rabotnicki te quajtur si City Park Boys gjate ndeshjes me klubin shqiptar Liria fillimisht kane hedhur parulla te ndryshme nacionaliste dhe kenge ne te cilat shqiptar i mire eshte shqiptari i vdekur si dhe thirrje te shumta per lufte per clirim nga shqiptaret. Por si duket ultraset maqedonas nuk jane mjaftuar vetem me kaq. Pas cerekut te pare te lojes ne te cilin klubi shqiptar shkupjan ka avancuar me 22-21 udheheqesi i tifozerise maqedonase ka nxjerre flamurin shqiptar duke e grisur. Madje per dallim nga kolegu i tij serb ai nuk eshte perpjekur as ta fshehe fytyren e tij.
Pergjigja ne kete pyetje nuk do shume debat. Ajo qe para disa kohesh ndodhi ne Itali dhe tronditi si boten sportive ashtu dhe ate politike duket te kete lene mbresa tek tifozet maqedonas dhe u kopjua fije per pe ne lojen e te merkures ne mes Rabotnickit dhe KB Lirise ne sallen e stadiumit te qytetit. I vetmi dallim kete here ishte se kjo nuk indinjoi asnje nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit te vetmit te cilet reaguan ne aktin vandal kunder flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtaret e KB Lirise thuhet ne kumtesen e K.B. Liria. Drejtuesit e ketij klubi kane shprehur habine se si ka mundesi qe organet e rendit kane vrojtuar gjithe rastin dhe nuk kane nderhyre ne asnje moment. Edhe perkunder pranise se shumte te organeve policore rasti nuk eshte regjistruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›