UEFA, Platini drejt një mandati të dytë
TIRANE-Mishel Platini është kandidati i vetëm për të pasuar vetveten në postin e presidentit të UEFA-s. Kjo e fundit bëri të ditur dje nëpërmjet një komunikate se asnjë tjetër nuk ka pranuar të kandidojë përballë ish-futbollistit francez, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 22 mars në Paris. Platini është 55 vjeç dhe drejton UEFA-n që prej janarit të vitit 2007, kur arriti të triumfonte në Kongres ndaj suedezit Lenart Johanson. Fakti që nuk ka kundërshtarë, pritet të sjellë konfirmimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)