Maqedonci vizitë në Akademinë e Forcave të Armatosura: Studiojnë 10 studentë nga Kosova

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Bardhyl Nuredinaj, zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
Në qendër të diskutimeve ishin studentët nga Kosova që ndjekin programet Bachelor dhe Master në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Aktualisht, në këtë akademi studiojnë 10 studentë nga Kosova në nivelin Bachelor dhe 2 studentë ndjekin programin Master.
Po ashtu, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë janë pjesë e kurseve 12 kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ministri Maqedonci u njoh nga afër me ambientet e akademisë si dhe me programin mësimor dhe stërvitor të ndjekur nga këta studentë.
Në përmbyllje, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes ministrit dhe studentëve kosovarë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak. /j.p/
1 nga 4