Pirdeni: 153 pozicione vakante në administratë për studentët ekselentë

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Departamenti i Administratës Publike ka hapur aplikimet për 153 pozicione vakante, për studentët e ekselencës.
Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila ftoi studentët ekselentë t’i bashkohen Administratës Publike.
Pirdeni theksoi se çdo student ekselent është në kohë për të aplikuar në Programin e Ekselencës.
Sipas saj, ky program ofron mundësi punësimi me kontratë të përkohshme 1-vjeçare në pozicione specialist dhe të barasvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore në të gjithë vendin.
Pirdeni bëri të ditur se aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 12 dhjetor 2024.
/m.m/a.f/r.e/