Itali, vdes një aksident një shqiptar, plagosen 3 të tjerë

Një aksident i rëndë automobilistik në Bolonja të Italisë, ku ka mbetur i vdekur një shqiptar, ndërsa është plagosur bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët. Konkretisht, sipas mediave italiane, ka vdekur Petro Hasanaj, 42 vjeç, është plagosur bashkëshortja, 32-vjeçare dhe dy fëmijët, djali 13-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe vajza 10-vjeçare, transmeton Shekulli online.
Sipas të dhënave të deritanishme, drejtuesi i mjetit, Hasanaj, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Policia italiane njoftoi se, familja shqiptare ishte duke u kthyer në provincën e Jesolo pas një udhëtimi në Bolonja./Indeksonline/