E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni- Shqiperi Se shpejti kalim kufiri vetem me leternjoftim

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe homologu i tij shqiptar Sali Berisha i cili ka qendruar ne vizite zyrtare ne Maqedoni kane rene dakord per intensifikimin e bashkepunimit ekonomik e ne vecanti per projektet infrastrukturore dhe te atyre qe kane te bejne me zhvillimin e bashkepunimit rajonal.

Qytetaret e Maqedonise dhe Shqiperise se shpejti do te mund te kalojne vendkalimet kufitare midis dy vendeve vetem me leter njoftime biometrike. Kete e mundeson nenshkrimi i marreveshjes midis dy qeverive. Se shpejti do te filloje kalimi i kufirit vetem me leternjoftim do te shqyrtojme infrastrukturen doganore per ta bere ate me te lehte do te bejme gjithcka qe potencialet turistike te vendeve tona te vihen ne dispozicion te turisteve nga vendet tona dhe nga mbare botaeshte shprehur kryeministri i Shqiperise Sali Berisha.

Bildunterschrift

Dy kryeministrat do te angazhohen edhe per thjeshtesimin e kontrolleve kufitare ne vetem nje pike te vetme kufitare. Maqedonia do te vazhdoje te perkrah cdo bashkepunim rajonal qe ndihmon proceset eurointegruese.

Te gjitha ceshtjet e hapura ne rajon mund te tejkalohen me dialog dhe konstruktivitet te ndersjelle e gjitha kjo ne frymen e bashkepunimit evropian dhe fqinjesise se mire ka theksuar kryeministri Nikolla Gruevski.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›