E Shtunë, 31 Tetor 2026

Weichert Pa pervetesim ligjesh reformat mbeten siperfaqesore

DW Forcimi i demokracise ne rajon kriter per paqen dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimor eshte tema e konferences qe organizon ne Tirane fondacioni gjerman Friedrich Ebert. Duke u shprehur ne menyre figurative sipas Jush ne cilen etape ndodhen demokracite ne Ballkanin Perendimor ne moshe foshnjore ne fazen e adoleshences apo ne rrugen e pjekurise

Weichert Kjo nuk eshte shume e thjeshte ta thuash dhe nuk jam i sigurte nese mund te gjendet nje formule per ta shprehur kete per te gjitha vendet e Ballkanit. Por me shume do te mendoja se demokracia ndodhet ne fazen e adoleshences. Megjithate grupe te ndryshme te shoqerise sigurisht qe marrin pjese ne faza te ndryshme te ketij procesi demokratizimi. Pare ne teresi une do te thoja se keto jane demokraci ne rritje qe ofrojne shume mundesi me te cilat ato duhet te perballen por pjeserisht atoduhet te gjejne edhe rrugen e tyre per ti vene ne jete demokracite ne vendet e tyre.

DW Pikerisht ne mesin e ketyre vendeve kemi te bejme edhe me nje shtet te ri minoren por qe ka nje problem te madh Kosova e cila nuk njihet si shtet nga Serbia. Sipas Jush forume te tilla rajonale si konferenca qe ju organizoni ne Tirane sa mund te luajne rol per uljen e paleve ne tryeze ne menyre qe problemet te zgjidhen ne dialog

Weichert Ajo qe ne shpresojme te arrijme nga kjo konference eshte qe ndoshta me shume se here te tjera te krijojme me shume vetedije se cilat jane deficitet e procesit te demokratizimit ne vendet e vecanta keto vende ose jane shtete te reja ose jane vende te rinj ne procesin e tranzicionit apo te rinj ne procesin e afrimit me BE-ne. Por padyshim qe keto jane shtete me tradite dhe me histori dhe me aktore me pervoje te cilet nje konference te tille mund ta shfrytezojne per te reflektuar se ku ndodhemi ne kete proces.

DW Se fundi gjithnje e me shume po artikulohet si nje zgjidhje e mundshme ndarja ne pjesen veriore te Kosoves. Sa realiste mund te jete sipas Jush nje zgjidhje e tille

Weichert Mendoj qe kjo eshte nje teme shume komplekse. Une besoj se ne kerkim te nje rruge drejt nje Kosove te stabilizuar duhet te shqyrtohen te gjitha opcionet e mundshme. Dhe te peshohet se cilat avantazhe apo disavantazhe lidhen me te. Nese marrim si pikenisje gjendjen si paraqitet situata tani duket qe Kosova ne pjesen veriore te shtetit te vet nuk gezon sovranitet. Atje gjerat drejtohen dhe koordinohen nga grupe te tjera pushteti dhe interesi. Ne keto rrethana shtrohet ceshtja nese kjo gjendje mund te lihet keshtu per nje kohe te gjate apo nese ka alternativa qe per njeren ose tjetren pale mund te kerkojne hapa te dhimbshme por qe ne afatgjate mund te kontribuojne ne stabilizimin e situates. Une personalisht nuk jam per opcionin e ndarjes se Veriut te Kosoves por nje diskutim i tille nuk mund thjesht te injorohet.

DW Z. Weichert le te ndalemi edhe tek procesi i demokratizimit ne Shqiperi. Prej nje kohe te gjate situata eshte karakterizuar nga tensione ne politiken e brendshme deri ne shkallezimin e situates ne fillim te ketij viti. Tani pas zgjedhjeve te diskutueshme lokale qe perfunduan ne vere duket se partite kryesisht ato te opozites po ndjekin nje kurs te ri. Mendoni se ato do te kene sukses

Weichert Une shpresoj e vleresoj si mjaft pozitiv zhvillimin pas pushimeve te veres. Ka nje perpjekje qe debati te jete konstruktiv duke u perqendruar me fort tek temat dhe permbajtja dhe i drejtuar kryesisht ne formen e politikes social-ekonomike. Ne kete menyre synohet hapja e me shume rrugeve te perbashketa per zhvillimin e metejshem te vendit. Per mua kjo eshte mjaft pozitive dhe shpresoj qe kjo mund te coje ne rezultate.

DW Partia socialiste ne opozite zhvilloi se fundmi kongresin e saj ku paraqiti nje program te ri. fare eshte e re ne kete program

Weichert Une e konsideroj pozitive qe ne kete program vihet theksi i forte tek zhvillimi ekonomiko-social i vendit. Pra cfare mund te behet qe njerezit te ndihmohen per te dale nga varferia ose qe te mos bien ne varferi. Pozitiv eshte fakti qe behet perpjekja per ta vleresuar realisht situaten ekonomike te vendit dhe shtetit ti jepet detyra qe te kujdeset me shume se deri me sot per ceshtjen e ekonomise te vendeve te punes te sistemit shendetesor dhe edukimit. Pra keto jane tema konkrete qe u pergjigjen direkt nevojave dhe interesave te njerezve.

DW Nje nga pikat ne programin e socialisteve eshte edhe koncepti per taksen progresive sistem ky qe aplikohet edhe ne Gjermani. Mendoni se nje sistem i tille tatimi mund te aplikohet me sukses ne Shqiperi

Weichert Une mendoj se po. Pervoja tregon se taksa e sheshte ne fakt con ne disavantazhe sociale. Ndaj mendoj qe aplikimi i nje tatimi progresiv eshte me i drejte ne aspektin social duke i garantuar njekohesisht shtetit te ardhurat e nevojshme nga taksat ne menyre qe ai te mund te kryeje detyrimet e veta.

DW BE-ja i ka paraqitur Shqiperise nje pakete prej 12 pikash permbushja e te cilave perben kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. A mund te jete e mjaftueshme kjo pakete per ta aftesuar Shqiperine te pranohet ne BE ne nje kohe qe dihet se Shqiperia nuk ka problem ekzistencen e ligjeve por moszbatimin e tyre

Weichert Nga kendveshtrimi i BE-se kjo pakete eshte e mjaftueshme sepse ne te formulohen kushtet plotesimi i te cilave mundeson hapjen e negociatave te anetaresimit. Keto kushte terheqin vemendjen per problemet ne sektore te rendesishem politike ekonomike e ne drejtesi qe ekzistojne prej shume kohesh ne Shqiperi dhe qe duhet te trajtohen urgjentisht. Ndaj une mendoj qe keto jane sektore te rendesishem dhe duhet te ndermerren hapa te rendesishem drejt integrimit evropian. Por ketu ju jap te drejte permbushja e ketyre kritereve duhet te ece paralelisht me nje kulture tjeter politike Nje politike e cila te mos synoje krijimin vetem formalisht te normave dhe institucioneve duke toleruar paralelisht qe norma dhe vendime te tjera te percaktojne realitetin. Institucionet dhe normat e vendosura duhet te vihen ne jete ato duhet te pranohen ato duhet te zbatohen te vihen ne perdorim. Kjo do te thote qe te mos kemi vetem miratim ligjesh nga institucionet qeveria dhe parlamenti por eshte i nevojshem procesi si te thuash i ownership pra qe ligjet te pervetesohen. Kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme pa te cilen reformat do te mbeten siperfaqesore.

DW Z. Weichert BE-ja po perballet aktualisht me nje krize te rende financiare. Zanafilla e saj ishte ne Greqine e zhytur ne borxhe. A rrezikon ky zhvillim qe ti sprapse perparimet e bera deri me tani ne procesin e integrimit ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor

Weichert Kjo eshte nje pyetje shume e veshtire. Une besoj ketu i kushtohet shume pak vemendje pasojave dhe efektit te krizes se BE-se. Kjo ne fakt nuk eshte vetem nje krize e euros por nje ceshtje se si BE-ja e konsideron veten dhe cfare institucionesh i duhen asaj per ta shmangur nje krize te tille ne te ardhmen. Keto ceshtje do te kene nje peshe jashtezakonisht te madhe ndaj perspektives se BE-se dhe perspektives se zgjerimit te saj. Une nuk besoj qe gjerat do te vazhdojne keshtu si deri me sot por ceshtja e anetaresimit dhe integrimit do te jete e lidhur ngushte me vendimin mbi formesimin e ardhshem te BE-se ne pergjithesi. Ndaj ne tani ndodhemi ne nje faze kur duhet ta regjistrojme kete dhe te kerkojme rruget se si integrimi i Ballkanit Perendimor mund te harmonizohet ne nje pakete te perbashket me perpjekjet per reformimin e vet BE-se.

Autor Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›