E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni 15 mije shqiptare ne procesin e regjistrimit te popullsise

Shkup 10 shtator 2011 NOA- Ne procesin e regjistrimit prej 1 deri me 15 tetor do te perfshihen edhe diku afro 15 mije shqiptare si regjistrues dhe instruktor.
Regjistrimi i popullsise eshte nje nga proceset statistikore me te nderlikuar dhe me voluminoz ne cdo vend te botes por ne Maqedoni ka nje specifike te vecante pasi i tere sistemi politiko-juridik ne vend korrespondon me rezultatet e ketij procesi te regjistrimit deklaroi sot ne nje konference me gazetaret zedhenesi i BDI-se Bujar Osmani.
Sipas tij BDI-ja ka investuar vullnet te fuqishem politik ne krijimin e nje fondamenti te shendosh ligjor i cili do te garanton cilesi transparence dhe objektivitet ne procesin e regjistrimit. Ne kete proces tha Osmani do te perfshihen edhe diku afro 15 mije shqiptare si regjistrues dhe instruktor.
Dua te shfrytezoj kete mundesi qe ne emer te BDI-se te pershendes vendimin e KSHR-se i cili i pranoj interpretimin e Qeverise te ligjit per regjistrimin e popullates dhe definoj strukturen e regjistruesve me cka rreth 15 mije shqiptare do te jene drejtperdrejte te angazhuar ne terren per realizimin dhe mbarevajtjen e regjistrimit. Dhe qe nga sot ka filluar konkursi per regjistrues dhe instruktore ne tere Republiken e Maqedonise dhe dua qe te apeloj tek te gjithe ata te cilet i plotesojne kushtet qe te jene pjese e ketij procesi dhe te japi kontributin e vete personal ne realizimin e suksesshem te tij theksoi Osmani.
Zedhenesi i BDI-se beri thirrje qe te mos shantazhohet por perkundrazi te ndihmohet procesi i regjistrimit meqe sic u shpreh ai regjistrimi i suksesshem eshte nje test per demokracine por edhe per kapacitetin e avancimin e marredhenieve nderetnike ne vend.
Ajo cfare duam te vleresojme eshte se regjistrimi i tejkalon kornizat partiake i tejkalon kornizat e interesave te politikes ditore dhe per shkak te konstolacioneve merr dimensionin e nje misioni kombetar ne te cilin duhet te angazhohet secili qytetar shqiptar dhe prandaj duam qe ta shfrytezojme kete mundesi qe secili me kontributin e vete personal te jete pjese e ketij procesi dhe te ndihmoj ne mbarevajtjen e ketij procesi te rendesishem i cili po merr karakteret e nje misioni kombetar. do pengese dhe cdo shantazh qe mund t8217i behet ketij procesi ne fakt drejtperdrejte kercenon interesin vital shqiptar dhe historia do te gjykoje per te tha Osmani. Sipas ligjit regjistrimi i popullsise do te mbahet nga 1 deri me 15 tetor te ketij viti.
Nga ana tjeter PDSH ne opozite ka kerkuar shtyerjen e procesit te regjistrimit per muajin korrik te 2012 per shkak te rrezikut te anashkalimit te diaspores shqiptare qe ka nje shifer prej mbi 200 mije veta.
INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›