E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëhelmohet 40-vjeçari, shkak depresioni

ELBASAN - Një 40-vjeçar nga Elbasani është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

40-vjeçari Ilir Hida, me banim në lagjen “ Vullnetari” të qytetit të Elbasanit, është gjetur nga të afërmit e tij i vetëhelmuar me fostoksinë. Edhe pse ai është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nuk ka mundur të jetojë, pasi sasia e helmit që kishte konsumuar kishte bërë efekt të menjëhershëm në organizëm.

Sipas grupit hetimor, paraprakisht mendohet se shkak i vetëhelmimit të 40- vjecarit ka qenë depresioni. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›