Maqedoni, 36 të dyshuar me grip derri
Pandemia që po përhapet në të gjithë botën ka nis të përhapet me të madhe edhe në Maqedoni për shkak të lëvizjeve të shumta që po ndodhin në stinën e verës. Në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup po kurohen 36 pacientë me simptoma të gripit të derrit, ndërsa prania e virusit që shkakton sëmundjen e vitit është konfirmuar tek nëntë persona.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të reja të dyshimta për influencën A (H1N1) prej të cilëve tre janë hospitalizuar, ndërsa dy, për shkak të gjendjes së lehtë klinike, janë kontrolluar në ambulancë dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak nën mbikëqyrje të infektologut dhe epidemiologut.
Ministria e Shëndetësisë, informoi se të gjithë pacientët e sapo pranuar kanë qenë në udhëtim ndërkombëtar në vendet e huaja dhe kanë marrë simptoma pas kthimit në vend.
Për momentin në Klinikë janë hospitalizuar tetë pacientë. Gjendja shëndetësore e të gjithë personave të hospitalizuar është stabile dhe tregon përmirësim progresiv. Deri më tani në Klinikë në mënyrë spitalore mjekohen gjithsej 36 pacientë, prej të cilëve tek nëntë është konfirmuar virusi A (H1N1).
Një ditë më parë analizat që janë bërë në laboratorin e Institutit për shëndet publik me aparatin e ri PCR, treguan praninë e gripit të ri të virusit A (H1N1 edhe për katër pacientë, të hospitalizuar tre ditët e fundit në Klinikën e sëmundjeve infektive. Ministria e Shëndetësisë, informon se ata mjekohen me medikamentin “tamiflu” dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe tregon përmirësime progresive.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se s’ka nevojë për panik, pasi siç shprehen ata Maqedonia i ka ndërmarrë të gjitha masat për “pritjen” e virusit. Po ashtu ata i apelojnë qytetarëve që vërejnë simptoma të gripit të lajmërohen me telefon tek mjeku amë. Deri më tani, prania e virusit që shkakton gripin e derrit nuk është konfirmuar vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. /Lajmpress/