Thaçi: Sulmi kundër demokracisë së Kosovës
“Askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t’i lejohet që t’i sulmoje institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjak, djersë dhe mund të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Sulmi i sotëm me bomba ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe anti-shtetërore, është i dënueshëm dhe do ta marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar”-tha kryeministri Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Kreu i qeverisë shtoi se “heronjtë e vërtetë të Kosovës kanë sakrifikuar gjithçka që vendi ynë të gëzojë institucionet e veta të pavarura dhe demokratike dhe ata që sulmojnë dhunshëm këto institucione nuk përfaqësojnë askë dhe asgjë tjetër, përveç vetes së tyre dhe agjendat interes-ngushta, anti-shtetërore dhe jo-demokratike”.