Veteranët e UÇK-së mësyjnë kryeministrinë
Vesel Aruqi, njëri ndër organizatorët e protestës, ka thënë se mund të ndodh që sot në mbrëmje, ose nesër, mund të mblidhen dhe të sulmojnë objektet e institucioneve.
Me herët gjatë ditës protesta ishte tensionuar. Një grup protestuesish, veteranë të ish-Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë hedhur shishe me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, objekti i Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendi ishin rrethuar nga njesitë speciale të policisë. Gjatë ditës së sotme protestuesit i kishin dhënë ultimatum institucioneve të Kosovës që urgjentisht të fillojnë implementimin e Ligjit të vlerave të dala nga lufta e UÇK-së, ose në të kundërtën do të fillojnë me radikaizimin e protestës. /rtv21/rtk/