E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, 59 shtetas shqiptarë pa leje qëndrimi

Autoritetet në Maqedoni kanë ndaluar 59 shtetas nga Shqipëria, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, pasi nuk rezultojnë të pajisur me leje qëndrimi.

Mësohet se 42 prej emigrantëve të ndaluar punonin në ndërtim dhe bujqësi në Gostivar, ndërsa të tjerët janë ndaluar në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoni, disa prej shqiptarëve nuk kishin rinovuar lejen e qëndrimit, ndërsa të tjerët ishin futur ilegalisht në shtetin fqinj. Shumica e të arrestuarve janë të moshës prej 20 deri në 45 vjeç./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›