Austri, lëndohet rëndë një kosovar 24 vjeçar

Mëngjesin e së mërkurës, një kosovar 24 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur në St.Veiter të Austrisë. Derisa po e ngiste automobilin, i riu, të cilin, siç raportojnë mediet austriake, duket ta kishte marrë gjumi mbi timon, ka kaluar në anën tjetër të rrugës. Aty është përplasur me një kamion që po vinte nga ana e kundërt.
Të dy automjetet janë rrokullisur dhe kanë përfunduar në fushën pranë rrugës.
Kosovarin e lënduar rëndë e ka nxjerrë nga vetura mjeku emergjent i Kryqit të Kuq, shkruan portali i televizionit publik austriak orf.at., transmeton Albinfo
Shoferi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime./Indeksonline/