Maqedoni, 6 vjet nga aksidenti tragjik i Trajkovskit
Avioni qeveritar u rrëzua më 26 shkurt të vitit 2004 afër Mostarit, kur presidenti Trajkovski udhëtonte për në Konferencën Ndërkombëtare për Investim në Bosnje-Hercegovinë.
Hetimet e kryera nga organet kompetente të Maqedonisë dhe Bosnjes, treguan se shkaku i rrëzimit ishin gabimet e ekuipazhit të bëra në procedurën gjatë afrimit në aeroportin e Mostarit, në kushtet e gjendjes së ndërlikuar meteorologjike, mjegull e dendur dhe kohë e vranët. Lëshimet kishin të bënin me atë që ekuipazhi nuk e respektoi procedurën për ulje.
Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme kërkoi nga Prokuroria Publike të hapet një hetim tjetër për aksidentin që u refuzua me arsyetimin se vendimi ishte marrë mbi bazën e analizës së kujdesshme, të ndërgjegjshme dhe të përgjithshme të materialit të plotë, të marrë menjëherë pas rënies së aeroplanit dhe se nuk ka argumente të reja për përsëritjen e hetimit.
Megjithatë, për këtë ministri, ngjarja nuk është e mbyllur përderisa ekziston edhe dyshimi më i vogël lidhur me arsyet e aksidentit.
"Derisa nuk zbardhet edhe paqartësia e fundit dhe nuk largohet edhe dyshimi i fundit, aksidenti i aeroplanit ku presidenti Trajkovski humbi jetën në mënyrë tragjike, do të jetë rast i cili do të mbetet i hapur për ne", deklaroi ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Në vendin e aksidentit tragjik, një vit pas rënies së aeroplanit, u ndërtua një përmendore. Me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së presidentit, fondacioni ndërkombëtar "Boris Trajkosvki" do të organizojë shumë veprimtari.