Olldashi: Bashkitë të hartojnë plane për trafikun rrugor
"Përmirësimi i sigurisë rrugore do të ulë numrin e aksidenteve, i cili vitet e fundit jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që është rritur ndjeshëm, ndaj Bashkitë e mëdha duhet urgjentisht të kryejnë planet urabane të trafikut si dhe investime për kalimet e këmbësorëve, pasi 19 % e aksidenteve në vend ndodhin për shkak të lëvizjes kundër rregullave të këmbësorëve", deklaroi Olldashi.
"MPPTT po ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmirësimin dhe implementimin e kuadrit ligjor për sigurinë rrugore me qëllim uljen e numrit të aksidenteve", vijoi ai. Kreu i MMPPTT-së u shpreh se ky dikaster po përmirëson në vijimësi punën për regjistrimin dhe kontrolin teknik të mjeteve, dhënien e lejeve të drejtimit, si dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e rrjetit të rrugëve, në mënyrë që këta faktorë të ndikojnë pozitivisht në uljen e aksidenteve në rrugë.
"Faktorët që ndikojnë në uljen e aksidenteve në rrugë janë të shumtë dhe grupet e punës të ngritur për këtë çëshje nuk kanë funksionuar" deklaroi ministri Olldashi, ndërsa shtoi në këtë drejtim se "një ndër hapat kryesorë është përmirësimi i kualifikimit dhe pajisja me leje e drejtuesve të mjeteve, në një kohë që brenda një viti 37 mijë persona pajisen me leje drejtimi".