Media: Zbatimi i strategjisë së Veriut nis në mars
PRISHTINE- Zbatimi i strategjisë për integrimin e veriut do të fillojë në mars. Kështu shkruan e përditshmja “Koha Ditore“ sot në faqen e saj online duke iu referuar një zyrtari të lartë ndërkombëtar i cili ka kërkuar të ruhet anonimati.
Sipas gazetës kosovare, gjatë një takimi mes përfaqsuesve të administratës së UNMIK-ut në veri dhe Policisë së Kosovës, të zhvilluar të mërkurën, është vendosur që policia e Kosovës të ketë një prani më të madhe përtej lumit Ibër, me qëllim instalimin e autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës. Ky është një ndër hapat që parasheh dhe strategjia e integrimit për veriun e hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare.
Mësohet se në selinë e UNMIK-ut në pjesën veriore të Mitrovicës, të mërkurën Vladimir Anuhin, përfaqësues i UNMIK-ut në atë pjesë të Kosovës, ka takuar Obrad Kovaçevicin dhe Zoran Braticin që të dy inspektorë komunalë të administratës në veri, si dhe dy udhëheqësit e Stacionit verior të Policisë së Kosovës, kapitenin Milija Miloshevic dhe togerin Darko Gusnic.
Vendosja e policisë në veri të Kosovës do të përcillet me aksione konkrete siç janë: mbyllja e të gjitha pompave të benzinës që gjenden në lagjen “Mëhalla e Boshnjakëve” dhe në rrugën që shpie për në fshatin Suhadoll.Veç tjerash, Policia e Kosovës do të përkujdeset që të rregullojë parkimin e veturave në atë pjesët të qytetit dhe do të ndalojë shitjen në rrugë.
Zyrtari i lartë ndërkombëtar citohet nga gazeta të ketë thënë se ky operacion do të jetë fillimi i zbatimit në praktikë të strategjisë për veriun të hartuar nga Zyra Civile Ndërkombëtare.
“Nuk mund të themi se UNMIK-u zyrtarisht po bëhet palë në strategji, por kjo është një qasje që kërkohet nga strategjia. UNMIK-u në këtë rast me kërkesën tonë, vetëm po e kryen punën e vet që ka qenë dashur ta kryente edhe më herët”.
Zëdhënësi i UNMIK-ut, Russell Geekie, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” marrjen e vendimeve, por ka mohuar lidhjen e tyre me strategjinë për veriun të hartuar nga ICO-ja.
Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, këto vendimet janë përpjekje të këtij misioni për të instaluar rregull në trafik, përpjekje që janë bërë edhe më herët, por që kanë rezultuar pa sukses.
“ Përpjekjet si këto, që kanë për qëllim të lehtësojnë trafikun në këtë zonë, janë punë normale e administratës lokale. Unë nuk shoh ndonjë ndërlidhje me kohën e marrjes së këtyre vendimeve”, ka thënë Geekie.
Sipas tij, UNMIK-u nuk e ka parë të arsyeshme që ta informonte EULEX-in për këto vendime, pasi nuk vlerëson se ka marrë ndonjë vendim të jashtëzakonshëm. “Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer me EULEX-it dhe do ta informonim EULEX-in, ashtu siç e informojmë për të gjitha takimet e tilla, por nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim të jashtëzakonshëm për këtë çështje. Ka qenë një takim normal, janë marrë vendime normale”, ka thënë Geekie i cituar nga media kosovare.
(s.g/kohaditore/BalkanWeb)