Bisedimet pozicionale
Para pak ditësh u vërejt se, krizës së rëndë politike që ka kapluar vendin tonë që prej më se gjashtë muajsh i është shtuar një krizë e re në këtë fushë, e cila ka thelluar apo shtyrë edhe më tej të parën. Kemi të bëjmë kështu me një krizë për zgjidhjen e krizës politike, megjithë përhapjen e saj edhe në vëmendjen e faktorit ndërkombëtar.
Madje, konstatohet me keqardhje se, mungesa e zgjidhjes (së paku, hë për hë) u theksua pikërisht nga zhvillimi i bisedimeve të fundit midis palëve në konflikt, nën koordinimin e Presidentit të Republikës dhe me prezencën e prezantuar si jo paternaliste, por këshillimore të një delegacioni të nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më saktë, me përbërje të Komisionit Presidencial dhe dy anëtarëve të Komisionit Monitorues të kësaj Asambleje.
Pra, këtë herë shqetësimi për zhvillimet politike në Shqipëri, në vend që të vinte duke u davaritur, pa e tepruar mund të thuhet që u bë rrëqethës, sidomos për një masë të gjerë të popullsisë vendase, e cila ndjek me interesim të veçantë hartimin e një raporti dhe miratimin e tij së afërmi në Komisionin Evropian për heqjen apo jo të vizave në Zonën Shengen qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, kur pritet edhe përpilimi dhe publikimi i Opinionit rreth kërkesës së bërë nga Tirana zyrtare, për përfitimin prej vendit tonë së shpejti apo më tutje të statusit të kandidatit për pranimin në familjen evropiane.
A mund të përbëjë realisht situata e këtyre ditëve një zhgënjim të shqiptarëve nga politika e ndjekur prej Këshillit të Evropës, për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit tonë politik lokal? Sigurisht që jo, përderisa në respektim të sovranitetit të vendit tonë, ky organizëm me reze të gjerë anëtarësimi në kontinentin evropian parapëlqeu ngritjen në Tiranë të një tryeze ballafaqimi të palëve konfliktuale, nën mediatimin e kryetarit të shtetit, brenda tagrave që i ofron këtij Kushtetuta e Shqipërisë dhe në pajtim të plotë me frymën e saj.
Megjithatë, pozicioni i mbajtur dhe i konkluduar në Tiranë prej dërgatës së Asamblesë së Këshillit të Evropës, në optikën e autorit të këtyre radhëve lë për të dëshiruar. Por, sidoqoftë, ky qëndrim nuk mund të vështrohet shkëputurazi, veçmas nga pozicionet e paraqitura prej vetë autoriteteve vendase. Qëndrime që vërtet s’janë të panjohura në praktikën politike të ndonjë vendi tjetër të Evropës Juglindore, por që as mund të krahasohen për kohën e ndodhjes së tyre, pikërisht në prag të ndryshimeve pozitive që mund të ofrohen.
***
Duke marrë dhe analizuar përvojën e disa vendeve të Rajonit tonë, politologjia bashkëkohore i ka grupuar dhe klasifikuar bisedimet e pasuksesshme për zgjidhjen e situatave të rënduara politike lokale në dy lloje, njëri prej të cilëve i quajtur ose i thirrur rëndom me emërtimin ‘bisedime pozicionale’. Ky emërtim do të ishte në pamje të parë ndoshta më adeguati për formën e deritashme të tryezës së ngritur në institucionin e Presidencës sonë, pa iu nënshtruar plotësisht rregullave të përcaktuara paraprakisht për kufizimin dhe mënjanimin e këtyre lloj bisedimesh.
Për t’i bërë sa më qarta dhe sidomos për t’i konkretizuar në rastin tonë disa karakteristika të bisedimeve pozicionale, mbase është me vend të nisemi nga ajo që, të dyja palët u futën në bisedime me qëndrime të caktuara, të ndryshme. Në tryezën e Tiranës zyrtare, të dyja palët, pra edhe lideri i maxhorancës, edhe ai i opozitës u ulën pa asnjë lloj mëdyshjeje prej qëndrimeve aspak evazive dhe të palëkundura të së djeshmes, të pardjeshmes... të para afro gjashtë muajsh.
Këto qëndrime janë madje të kundërta, antagoniste, përderisa opozitës dhe liderit të saj, të cilët pa pretenduar ndryshimin e rezultateve të votimeve të vjetshme kërkojnë të bëhet transparencë e plotë e procesit elektoral, maxhoranca me gojën e kreut të saj i përgjigjet prerazi që rezultatet janë legjitimuar prej një vendimi gjyqësor, prandaj kutitë e votimeve nuk do të hapen. Palës së parë, e cila pretendon që transparenca t’i përkasë dhe t’i ndihmojë zhvillimeve të ardhshme demokratike, e dyta përpiqet t’ia presë gjuhën tek kërkon që këtyre zhvillimeve u përket thjesht ndërprerja e bojkotit parlamentar të opozitës.
Në këto kushte del në pah një tjetër karakteristikë: pala tjetër shihet paraprakisht, por edhe në tryezën e bisedimeve, si kundërshtare dhe jo si partnere, duke pasur për qëllim që të përfitohet sa më shumë, pa marrë parasysh mjetet e arritjes së këtij qëllimi. Maxhoranca këmbëngul që opozita të mos e shohë as në ëndërr hapjen e kutive, ndonëse ashtu si prej disa muajsh i ofron asaj në mënyrën më absurde, në formën më cinike, që të marrë shumicën dhe kryesimin e një komisioni hetimor parlamentar pa u lejuar as t’u afrohet dokumenteve ende të pashndërruara në hi e pluhur. Ndërsa, opozita ngulmon që, nëse nuk arrihet marrëveshja për hapjen e kutive vendi i saj s’do të jetë në Parlament, por në krye të protestave masive të vazhdueshme që do të zhvillohen nëpër rrugët dhe sheshet tona kryesore.
Ndërkohë që maxhoranca trashte zërin në kërcënimet e saj, duke u shprehur se do të ndërpriste mandatet aktuale të Partisë Socialiste me zëvendësimin e emrave vijuese të listave elektorale të kësaj të fundit, opozita bëri të qartë që ky veprim do ta thellonte krizën edhe më tepër, se ata që do të pranonin të hynin në Kuvend pa miratimin e Asamblesë së vet institucionale do të përjashtoheshin deri edhe nga Partia, duke sjellë tek e mbrëmja që Parlamenti përsëri e përsëri të mbetej monokolor, që miratimi i disa ligjeve të rëndësishme organike të mund të konsideroheshin pjesë e reformave demokratike, të cilat përbëjnë një kusht sine qua non të vënë prej Bashkimit Evropian.
***
Pa u zgjatur shumë me karakteristika të tjera negative të bisedimeve pozicionale, nuk mund të mos i hidhet një sy, qoftë edhe shkarazi, asaj që ka përshkuar në vijimësi të krizës edhe orët e kaluara në tryezën e Presidentit të Republikës dhe takimet formale në Tiranë me anëtarët e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. është fjala për dukurinë e blofit dhe dezinformimit. Për shembull, nga kreu i maxhorancës, njëherazi Kryeministër i vendit, vazhdimisht dhe veçanërisht në sy të të huajve thuhet që ai vet është njeri i kompromiseve dhe i tolerancës, kur në të vërtet nuk i hap rrugë opozitës, për t’u hapur kutitë e votimit, për t’u kryer transparenca e plotë e procesit zgjedhor të kontenstuar.
Vështruar detajet me ngjyra më të theksuara të tërë tablosë politike aktuale, në raport me interesat e çastit dhe të së ardhmes së vendit në rrugën e demokracisë liberale, vetvetiu dhe menjëherë të krijohet imazhi, sipas të cilit situata e krijuar edhe gjatë, edhe pas këtyre bisedimeve të fundit, të mund të degdiset në kreshpat e destruktivitetit dhe polarizimit. Aq më i plotë bëhet ky imazh, kur me sa duket, sipas disa gjasave, shoqërimi i amullisë që prodhon kjo lloj krize në kushtet e rënduara ekonomike dhe institucionale të vendit do të shoqërohet me protesta popullore të përmasave të gjera, efekti i të cilave, në kundërvënie me masat represive të pushtetit, mund të shfaqë pashmangshmërisht në horizontin e Shqipërisë trajta të rrezikshme të destabilitetit.
Kështu, përshkrimi i këtyre situatave dhe ndjesitë që përftohen prej tyre kam mendimin që nuk e humbasin vlerën edhe tani, edhe pasi tërë deputetët e Partisë Socialiste hynë në Kuvend dhe bënë individualisht betimin, çka u mundëson ushtrimin efektivisht të mandatit parlamentar. Nuk e humbasin vlerën, sepse ja çfarë po ndodh: lajmin për ndërmarrjen e këtij veprimi, me gjithë solemnitetin që e karakterizon dhe ogurin e mirë që ofron, mjaft politikanë, gazetarë dhe oponentë ordinerë të pikëpamjeve të ndryshme nisën menjëherë ta propagandojnë si një dështim të Partisë Socialiste, si një betim nga halli për të mos humbur mandatet e deputetëve të vet, si një fitore e maxhorancës dhe e liderit të saj që asnjëherë nuk bëri lëshim tek u tregonte opozitarëve vendet e tyre në sallën e Parlamentit.
Shqyrtimi i situatës së fundit, nga këta demek analistë shoqërohet në mënyrë tipike për bisedimet pozicionale nga vlerësime të papjekura, në të cilat dominojnë ndjenja kritike që pengon formëzimin dhe idetë se mund të fitojë vetëm njëri ose tjetri. Ky fërkim duarsh i bën ata edhe që të vështrojnë dhe dëgjojnë me shumë interesim çdo detaj të zënkave dhe batutave brenda për brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, midis anëtarëve të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe dhe kolegëve të tyre deputetë, të cilët e konsiderojnë hedhjen e hapave drejt Kuvendit jo nga frika e pasojave eliminuese të rolit të tyre në skenën politike të vendit. As si një kapriçio lojcake kalamajsh dhe profile të tjera, për të cilat po sarkazmatohen.
Por, mbi të gjitha, ky veprim i 64 deputetëve opozitarë, ashtu si nga vetë këta, edhe prej faktorit ndërkombëtar perceptohet si një shans, si një mundësi që i jepet zgjidhjes së kësaj krize dhe, pas kësaj, përfitimit të krejt vendit, krejt popullatës së tij prej vendimeve të mundshme pozitive të Bashkimit Evropian në adresë të Tiranës. Sepse, siç u shpreh këto ditë Komisioneri i BE –së për zgjerimin, Shtefan Fyl, dhënia Shqipërisë e statusit të vendit kandidat kushtëzohet më së pari nga shqyrtimi dhe vlerësimi i kriterit politik. Sigurisht, të njëjtit kriter i rezervohet primati edhe në marrjen e vendimit për heqjen e vizave. Jo siç deklamohet deri tani nga Qeveria, se kushtet plotësohen thjesht dhe vetëm nga zbatimi i kriterit teknik, për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike.
Mirëpo, sikurse ka vlerë të provuar shprehja: “emocionet pengojnë objektivitetin”, po kështu mund të pohohet me plot gojën se, shkaku i kësaj krize të ashpër qëndron pikërisht te mospranimi i hapjes së kutive prej palës së maxhorancës dhe qeverisjes së saj. Prej kësaj pale të brengosur kryesisht për interesat e veta të drejtpërdrejta personale, e cila duke marrë në sy edhe precedentin e ’96 – s, s’mund të mos i trembet transparencës së plotë të procesit elektoral të 2009 – s me rrezikun e humbjes së kredibilitetit të saj të mbetur deri në një farë mase në radhët e të djathtës evropiane, justifikimit legjitim të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme nga një qeveri teknike dhe, pas humbjes së thellë të saj në këto zgjedhje, mosriciklimit më të rolit të protagonistit në arenën politike të liderit të saj (edhe në gjallje të tij), si edhe çuarjes deri në fund të proceseve penaleve për disa ministra të sotëm.
Në këtë kuptim, ndoshta është e vështirë që, me dorëzimin në Parlament nga deputetët e krahut të majtë të një projektligji rreth hapjes së kutive të votimit dhe projektvendimi rreth objektit të pakufizuar të një komisioni ad hoc për hetimin e procesit të vjetshëm zgjedhor, koalicioni maxhoritar t’i hapë rrugë miratimit të këtyre dy akteve, duke mos ua bërë peshqesh tekstet dhe formatet e tyre arkivave, analeve të Kuvendit. Kështu, nëse zgjat edhe disa ditë kjo klimë e zymtë, nuk mund të mos bëhet edhe më e besueshme që hapja e motit të nisë shumë shpejt me revolta të mëdha popullore të iniciuara edhe prej gjendjes së rëndë ekonomike, e cila çdo javë e më shumë po nxjerr në dritë shifra alarmante.
Atëherë, funksionimi i tryezës presidenciale, edhe me këshillimin dhe nën trysninë e arsyeshme të faktorit ndërkombëtar, s’do të kishte kuptim të zgjatej pafundësisht mbi bazë të idesë së zhvillimit të bisedimeve pozicionale, por me zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, duke marrë kështu formën e një gjyqi, të paktën të një arbitrazhi. Mirëpo, siç dihet, edhe nëpër arbitrazhe s’e sjellin zgjidhjen palët e përfshira në ‘të, por gjykatësi. Prandaj vazhdon të mbetet i saktë pohimi, se: “Edhe gjyqi më i mirë është më i keq se marrëveshja më e keqe për njërën apo për tjetrën palë”.