Maqedoni, Ahmeti: Asnje tronditje ne koalicion

Kryetari i partise BDI, Ali Ahmeti ka hedhur poshte zerat per nje tronditje te koalicionit qeveritar.
Ahmeti ka theksuar se dy ceshtjet qe kane terhequr vemendjen e opinionit publik, ajo e kthimit te dy proceseve nga gjykata e Hages dhe ajo e imunitetit te dy deputeteve te partise se tij nuk kane pasur asnje ndikim ne radhet e koalicionit.
“Koalicioni eshte mjaft i qendrueshem dhe ceshtjet me te cilat perballet perpiqet t’i zgjidhe”, ka pohuar Ahmeti.
Me tej, duke folur per ceshtjen e zgjedhjes se presidentit, kreu i BDI-se ka shtuar se zgjedhja duhet te behet nga Parlamenti.