E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Ahmeti: BDIprogram për avancimin e çështjes shqiptare

SHKUP- Maqedonia si asnjëherë më parë ka nevojë për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik dhe jo për një atmosferë të tensionuar dhe të shoqëruar me incidente zgjedhore, deklaroi lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke i bërë thirrje partive të bllokut politik maqedonas që të ulin tensionin, të gjejnë mirëkuptim dhe të krijojnë kushte që, në mënyrë të lirë dhe demokratike, të masin forcat.
Sipas Ahmetit, pavarësisht se ku mund të ndodhin incidentet, qytetarët janë ata që do të paguajnë pasojat.
"Përsa i takon bllokut politik maqedonas uroj që të ulet tensioni, uroj që partitë politike të gjejnë mirëkuptim sepse pavarësisht se ku ndodhin problemet, tek shqiptarët apo tek maqedonasit, koston e paguan Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar pret nga ne që të zhvillohen zgjedhje të lira, pa tensione dhe pa dhunë", deklaroi Ahmeti.
Ndërkohë, përsa i përket platformës zgjedhore Ahmeti u shpreh se BDI-ja do të dalë para elektoratit me programin për avancimin e çështjes kombëtare.
"BDI ka të përpunuar një platformë jashtëzakonisht shkencore dhe të kapshme për qytetarët e Maqedonisë në veçanti për shqiptarët duke filluar që nga avancimi i çështjes kombëtare e deri tek fusha e investimeve, ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe kultura", theksoi Ahmeti.

(d.b/MIA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›