E Diel, 1 Nëntor 2026

Mallkimi i Hënës’ 19 mars Hëna dhe Toka më pranë se kurrë

WASHINGTON- Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vjetët e fundit, duke bërë që katastrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit 2011 të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.

Sipas studiuesve amerikan si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë më 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Në fakt, nën efektin e gravitacionit të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 mijë deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Pas dy ditësh, Hëna do të duket saktësisht 14 % më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›