Maqedoni/ Cërvenkovski: Gruevski, si Millosheviçi
Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka deklaruar se kryeministri maqedonas Nikola Greuvski po përdorë skenarë për t'ia mbyllur gojën opozitës. Gjatë një vizite në Shtip lideri i partisë opozitare Cërvenkovski e krahasoi kryeministrin me diktatorin e Ballkanit, Slobodan Miloseviç.
"Nikola Gruevski ka filluar gjithnjë e më shumë të imitojë Slobodan Miloseviçin, me ato mitingjet dhe anti-mitingjet e tij. Mendoj se Gruevski luan me zjarrin".theksoi Cërvenkovski.
Gjatë vizitës së tij, njëri grup i qytetarëve, për të cilët LSDM supozon se janë të manipuluar nga partia e kryeministrit, Nikola Gruevski, kanë brohoritur kundër liderit të opozitës, duke e akuzuar atë për qeverisjen e tij në të kaluarën.