E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç-Tadiç: Partneritet evropian dhe zgjidhje të problemeve

Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç, është takuar për herë të parë me homologun e tij serb, Boris Tadiç pas marrjes së detyrës pasi ky i fundit nuk morri pjesë në ceremoninë e përurimit të tij si president për shkak të pranisë së homologut të tij kosovar, Fatmir Sejdiu.
Në një takim jo zyrtar me homologun e tij serb Josipoviç theksoi se kanë rënë dakort për një drejtim të ri, atë të partneritet evropian duke shtuar se ata mbështesin të njëjtat vlera evropiane dhe dëshirojmë t'i zgjidhim problemet".
"Ka shumë çështje që duhet të zgjidhim dhe dëshiroj që këto probleme të zgjidhen në frymën e bashkëpunimit evropian", deklaroi Tadiç pas takimit.
Gjithashtu presidentët diskutuan dhe paditë për genocid të të dyja vendeve kundër njëri-tjetrit.
"Do të ishte e mirë që kjo mosmarrëveshje të zgjidhej jashtë gjykatës", tha Tadiç duke shtuar se kjo nuk do të thotë heqje dorë nga gjykimi i atyre që kanë kryer krime lufte.
Të njëjtin qëndrim theksoi dhe Josipoviçi, sipas të cilit nëse gjendej mundësia e arritjes së një zgjidhje, "padia do të ishte e pavlefshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›