Emri, Riker: Optimist për takimin e nesërm Gruevski-Papandreu
Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker ka deklaruar se pret që në takimin e nesërm mes kryeministrave Gruevski dhe Papandreu të arrihen rezultate pozitive përsa i përket kontestit të emrit të Maqedonisë.
"Takimi i nesërm i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në Bruksel është mundësi e shkëlqyeshme për të diskutuar mbi çështjet që prekin marrëdheniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit" theksoi Riker.
Sipas tij ky takim është momenti i duhur që me ndërmjetësimin e OKB-së të gjendet një zgjidhje për këto probleme.