E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Cërvenkovski kundër amnistisë së rasteve të Hagës

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski ka kundërshtuar sërish vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i cili më 19 korrik miratoi interpretimin autentik të ligjit për amnisti, me çka mbylli rastet e Hagës, që ngarkonin me akuza ish-pjesëtarë të UÇK-së.
“Para syve të publikut maqedonas u tregua se vetë të ashtuquajturit "patriotë të mëdhenj", kur është fjala për të mbajtur pushtetin janë të gatshëm të rishikojnë Marrëveshjen Kornizë dhe akoma më keq për amnistimin e krimeve kundër njerëzimit, diçka që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe principet”, ka deklaruar Cërvenkovski për gazetën “Utrinski Vesnik”,
Sipas agjensisë së lajmeve INA, gjatë debatit me Gruevskin, lideri i partisë opozitare në Maqedoni tha se trimi më i madh pas “Aleksandrit të Madh” u fsheh pas deputetëve të cilët i përdori për qëllimet e veta.
Cërvenkovski ka shtuar se partia të cilën e drejton dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me partitë shqiptare, por se partia shqiptare BDI sipas tij për arsye të panjohura po luan rolin e avokatit të VMRO-DPMNE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›