E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Paqe” Serbi-Kosovë, arrihet marrëveshja për veriun

Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i kanë arritur marrëveshje gjatë së premtes pasdite, që pritet të prodhojë një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.Vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar kabinetin qeveritar se është arritur marrëveshje me palën serbe rreth pikave të propozuara nga Qeveria e vendit për krizën që ka kapluar veriun ditëve të fundit. Sipas të përditshmes kosovare “Zëri”, kryeministri Thaçi ka thënë se marrëveshja është arritur pas takimit që ai zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, të cilit ditën e enjte i kishte paraqitur 10 pikat, përmes së cilave qeveria e vendit do të pranonte marrëveshje për të qetësuar situatën në veri. Paraprakisht, kushtet e marrëveshjes janë harmonizuar mes Qeverisë së Kosovës, SHBA-së dhe BE-në dhe më pas ato i janë përcjellë palës serbe. Në takimin e të premtes, përveç kryeministrit Thaçi dhe komandantin Buhler, të pranishëm ishin edhe Chritopher Dell e Fernando Gentilini. Oferta e Prishtinës u është prezantuar palës serbe, e cila ka pranuar, megjithëse kishte kundërshtuar atë më parë. Sipas marrëveshjes, rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, do të zhbllokohen, dhe për sigurinë në këto pika përgjegjës do të jetë KFOR-i. Portat 1 dhe 31 do të mbesin të mbyllura për mallrat komerciale, ndërsa ndihmat humanitare do të lejohen të kalojnë pas konstatimeve nëse në atë pjesë ka krizë humanitare. Nga Jarinja dhe Bërnjaku do të lejhohet vetëm qarkullimi i automjeteve të vogla, pas një kontrolli rigoroz. Po ashtu, treni që vjen nga Beogradi në Mitrovicë do të kontrollohet nga policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, me prezencën e KFOR-it. Marrëveshja do të ketë garancinë e plotë ndërkombëtare, ndërsa do të jetë vlefshme së paku deri më 15 shtator të këtij viti, ndërsa palët marrin obligim për zbatimin e saj dhe angazhimin për të zgjidhur çdo marrëveshje me mirëbesim përmes mekanizmave të përshtatshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›