Maqedoni, Erdogan nis vizitën në Shkup
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan mbërriti sot në Shkup, i pritur me nderimet më të larta shtetërore në Aeroportin “Leka i Madh”.
Erdogan u prit nga delegacioni i lartë qeveritar i udhëhequr nga homologu Nikolla Gruevski.
Dy kryeministrat kanë shëtitur dhe vizituar objektin modern të Aerportit të Shkupit dhe kanë përgëzuar autoritetet e kompanisë koncesionere “TAV” për investimin e bërë.
Sipas agjendës, takimi po vijon në Qeveri, ku po zhvillohet takimi kokë më kokë midis dy kryeministrave dhe delegacioneve të larta qeveritare. / INA