Gramsh, motori përplas 10-vjeçarin
Burime nga policia bëjnë të ditur se një 10-vjeçar është plagosur paraditen e sotme pasi është përplasur nga një motor. Aksidenti ndodhi në qytetin e Gramishit, ku 10-vjeçari me inicialet R.P është përplasur nga një motor në momenti kur ishte duke kaluar rrugën.
Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e motorit Armen Boja 25 vjeç nga Cërruja e Gramshit.