Topi: Kemi kuadrin ligjor por nuk zbatohet

Bamir Topi me Irmgard Gris
Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjatë një takimi me Kryetaren e Gjykatës së Lartë austriake, Irmgard Gris është shprehur se Shqipëria vuan nga mungesa e zbatimit të ligjeve pasi kuadri ligjor është bashkëkohorë.
Ekziston kuadri ligjor cilësor, bashkëkohor e në përputhje me standardet evropiane, por për të garantuar një drejtësi efektive nevojitet zbatimi i drejtë i këtyre ligjeve nga ana e një sistemi gjyqësor profesional, të paanshëm e të pavarur nga çdo lloj influence politike, është shprehur Topi.
Presidenti vuri në dukje rëndësinë e përfitimit të përvojave nga vendet e zhvilluara evropiane e me sisteme gjyqësore më të konsoliduara, e në këtë drejtim, vlerësoi maksimalisht Misionin EURALIUS dhe punën e tij në kuadër të përmbushjes së standardeve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga ana e saj, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Austrisë, Irmgard Gris është shprehur se sistemit i drejtësisë është proces ky për integrimin e vendit në BE duke shtuar se Shqipëria duhet të sigurojë një sistem gjyqësor vërtet të pavarur nga ndikimet politike ose ekonomike.