Maqedoni, FMN miraton kreditine 480 mln euro
SHKUP- Bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi linjën e hapur kreditore për Maqedoninë me vlerë 480 milionë euro.
Maqedonia është vendi i parë anëtar i FMN-së që shfrytëzon këtë instrument të ri, dedikuar para së gjithash për vende me politika të shëndosha ekonomike, që nuk kanë nevojë financimi, por përballen me rreziqe që do të mund të çonin në një nevojë të tillë.
Linja kreditore është me kohëzgjatje prej dy vjetësh.
Kontraktimi i linjës kreditore ndihmon edhe në forcimin e besimit dhe mundëson qasje më të lehtë te mjetet e tregjeve të kapitalit.
Krahas sigurisë, dobia nga kjo linjë kreditore është edhe dërgimi i sinjalit për investuesit se FMN-ja beson në cilësinë e politikave ekonomike dhe kjo mund të ndihmojë në procesin e emetimit të euroobligacioneve.
(d.b/AFP/BalkanWeb)