Kosove zgjedhjetrezultatet çertifikohennë shkurt
PRISHTINE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po bën përgatitjet e fundit për përsëritjen e votimeve dielën në Mitrovicë, me të cilat pritet të përmbyllet procesi i gjatë i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, të parat pas pavarësisë.
Rreth 1800 vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë pritet ta monitorojnë rivotimin në këtë komunë, që zhvillohet pasi Gjykata Supreme vërtetoi shpërdorime të mëdha në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Rivotimi në Mitrovicë shihet si shansi i fundit për disa kandidatë të partive politike që synojnë të zënë vend në Parlamentin e Kosovës.
Fushata parazgjedhore në këtë komunë përfundon të premten me tubimet përmbyllëse të subjekteve politike.
Pas rivotimit në Mitrovicë dhe numërimit të votave atje, KQZ beson se do të jetë në gjendje që të çertifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme në pjesën e parë të muajit shkurt.
Por teksa procesi zgjedhor po i afrohet fundit të tij, ende mbetet e paqartë se cilat subjekte politike do ta formojë qeverinë e ardhshme.
Partia Demokratike që mori numrin më të madh të votave, se fundi ka thënë se dëshiron një qeveri shumëpërfshirëse, por ka përjashtuar mundësinë e formulës qeverisëse PDK-LDK-AAK, një ide e hedhur kjo nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala.
Partia e dytë, Lidhja Demokratike ndërkaq po kërkon përsërirjen e zgjedhjeve në vjeshtë, për shkak të siç thuhet parregullsive të mëdha, ndërsa deri atëherë propozon që vendi të udhëhiqet nga një qeveri që do të formohej nga të gjitha partitë parlamentare.
(BBC/balkanWeb)