E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, qeveriafiton votëbesiminfalë ekstremit të djathtë

SOFJE- Qeveria bullgare në minorancë fitoi sot një votëbesim në parlament për të stabilizuar pozitën e saj dëmtuar nga një skandal përgjimi, në sajë të mbështetjes dhe votave të ekstremit të së djathtës, aleati i vetëm i ekzekutivit aktualisht.

Kryeministri Bojko Borisov i cili ka kërkuar, një vit e gjysmë pas fillimit të mandatit të tij, një votëbesimi në parlament për politikën e tij në përgjithësi, u mbështet nga 140 prej 214 deputetëve të pranishëm, ndryshe shprehur votat e partisë së tij GERB, Ataka ultranacionaliste dhe disa të pavarur.

Të 14 anëtarët e Koalicionit Blu, aleatin e GERB në Partinë Popullore Evropiane, abstenuan. 60 anëtarët e opozitës të cilat socialistët votuan kundër.
Kreu socialist Sergej Stanishev ka akuzuar qeverinë se ''ishte peng i Ataka-s", si në Bullgari dhe jashtë vendit.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›