Vrasja e ish-policit Riza, shtyhet gjyqi në Prishtinë
Prishtinë -Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shtyrë sot vazhdimin e gjykimit të të akuzuarve për vrasjen e ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Triumf Riza. Gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar pas kërkesës së prokurorit që në panelin gjykues të jetë edhe një gjykatës i EULEX-it. Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonin 5 dëshmitarë.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shtyrë sot vazhdimin e gjykimit të të akuzuarve për vrasjen e ish pjesëtarit të policisë së Kosovës, Triumf Riza. Gjykimi është shtyrë për kohë të pacaktuar pas kërkesës së prokurorit që në panelin gjykues të jetë edhe një gjykatës i EULEX-it.
Sistemi i drejtësisë kërkon mbështetjen e gjykatësve të EULEX-it edhe për rastet kur misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ua lë në dorë vendimet për raste të rënda kriminale. Vazhdimi i gjykimit të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza nuk u zhvillua sot për shkak se prokurori special, një orë para fillimit të gjykimit, ka kërkuar që në panelin e gjykatësve të jetë edhe një gjykatës i EULEX-it.
Më herët ishte njoftuar se gjyqtarët e EULEX-it e kanë shqyrtuar mundësinë e marrjes së lëndës për vrasjen e Trimfit, mirëpo më pas ata e kanë kthyer prapë lëndën tek kolegët vendorë.
Gjykatësi Mejdi Dehari në fillim të seancës tha se gjykimi shtyhet për kohë të pacaktuar, pas kërkesës së prokurorit special. Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonin 5 dëshmitarë.
Triumf Riza u vra nga një breshëri plumbash në gusht të 2007 derisa po hynte në veturën e tij, në lagjen Dardania në Prishtinë. Të akuzuar për vrasjen janë Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Agron Emini.
Sipas aktakuzës vrasësi i policit Triumf Rizës është Arben Berisha, i cili e ka pranuar fajin, ndërsa sipas aktakuzës për ta realizuar vrasjen ai është shtyrë nga Enver Sekiraqa dhe Ilir e Rrahim Avdullahu.