E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Fule: Mundësi unikale për zgjidhjen e çështjes së emrit

SHKUP - Mbetem fuqimisht i përkushtuar në të ardhmen evropiane të Maqedonisë, deklaroi sot komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stephan Fule në fjalimin e tij para anëtarëve të komitetit të përzier parlamentar Maqedoni-BE.
Ai theksoi se zgjerimi është një nga politikat e qëndrueshme të BE-së dhe është i bindur se ai është çelësi për të ardhmen e vendeve të rajonit.
Sipas tij, rekomandimi i Komisionit Evropian për caktimin e datës për fillimin e negociatave duhet të merret edhe si nxitje e fuqishme që më në fund të zgjidhet edhe çështja e emrit.
''Dialogu i drejtpërdrejtë i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë është një zhvillim i ri dhe se mundësitë për zgjidhjen e çështjes së emrit duhet të shfrytëzohen'', theksoi ai.
"Bashkimi Evropian si projekt paqësor jashtëzakonisht i suksesshëm është edhe përgjigjja më e mirë për rivalitetet e vjetra dhe një rrugë e mirë për të ardhmen'', shtoi Fule.
Fule do të takohet edhe me presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikola Gruevski, me shefin e diplomacisë Antonio Miloshoski si dhe me liderët e BDI-së dhe LSDM-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›