E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia nuk përjashton mundësinë e një ndihme nga FMN

ATHINë- Bashkimi Evropian duhet të jetë më konkret lidhur me mënyrën që do të mbështesë Greqinë për daljen nga kriza, deklaroi dje ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu.
Ai theksoi se, edhe pse Greqia respekton parimet e zonës euro për t'u vetëpërballur me vështirësitë fiskale, megjithatë ajo nuk përjashton mundësinë për të kërkuar një ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
"Nëse BE-ja jep shenja të qarta për mekanizmin, që mund të zbatohet për të ndihmuar Greqisë, ndoshta nuk do të nevojitet një shpëtim urgjent", theksoi Papakonstantinu.
Sipas disa vlerësimeve, Greqia këtë vit duhet të tërheqë kredi me një vlerë prej 53 miliardë eurosh, prej të cilave 20 miliardë duhet të merren deri në fund të prillit.
BE-ja është e shqetësuar për faktin se problemet e Greqisë mund të ndikojnë negativisht ndaj gjithë zonës euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›