Maqedoni, Gjykata: Jo maqedonisht për fëmijët shqiptarë
SHKUP-Gjykata Kushtetuese në Maqedoni rrëzoi sot vendimin e Ministrisë së Arsimit për mësimin e maqedonishtes, nga klasa e parë për fëmijët shqiptarë.
Agjencite e lajmeve maqedonase bejne te ditur se sipas Kushtetueses, me vendimin e MASH janë shkelur dispozita ligjore.
“Abrogimi i vendimit të miratuar kohë më parë ka ndodhur për shkak se në Ligjin për arsim fillor është paraparë që bashkësitë jo shumicë, gjuhën maqedonase ta mësojnë nga klasa e katërt”, konstatuan gjykatësit e kushtetueses,
Ata thonë se me këtë vendim ministri i Arsimit, Nikolla Todorov është përzier në punët e pushtetit gjyqësor.
Iniciativa për shfuqizimin e vendimit u mor nga Rinia demokratike Shqiptare dhe Organizata Jo Qeveritare ‘Realiteti’.
Organizata joqeveritare “Realiteti”, e mbështetur nga prindërit dhe mësuesit kërkoi që Gjykata Kushteteuse të shqyrtojë vendimin e ministrit.
Sipas tyre, urdhri i tij është diskriminues, pasi detyron nxënësit shqiptarë të mësojnë më shumë gjuhë se sa ata maqedonas.
Vendimi për mësimin e maqedonishtes kishte për bazë një projekt të OSBE-së, por pas reagimeve në opinion, komisioneri i lartë për pakicat, Knut Volebek përmes një letre, kërkoi shtyrjen e këtij vendimi, i cili përveç mësimit të maqedonishtes nga klasa e parë për fëmijët shqiptarë, parashikonte edhe mësimin e shqipes në mënyrë fakultative nga fëmijë maqedonas në zonat ku shumicë janë shqiptarët.
(d.b/BalkanWeb)