E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hage, vendimi përKosoven brenda22- 27 korrikut

HAGE- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta japë opinionin e vetë rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës mes 22 e 27 korrikut, deklaroi Tibor Varadi i cili ka drejtuar ekipin ligjor të qeverisë së Serbisë në këtë Gjykatë.

Për mediat serbe Varadi ka theksuar se pyetja që i është shtruar Gjykatës për mendimin e tij është shumë direkte dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjja.

Nëse konkludimi do të jetë se pavarësia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo do të nxiste debatin në Asamblenë e Përgjithshme të KB- vlerëson për gazetën “Veçernje novosti” Tibor Varadi profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe shef i dikurshëm i ekipit juridik të Serbisë.

Në atë rast Serbia mund të llogaris mbështetjen e konsiderueshme në parlamentin botëror.

Edhe përkundër faktit që pret qëndrim të qartë të gjykatës, Varadi thotë se disa gjyqtarë do të japin mendim të vecuar lidhur me çështjen e Kosovës. Megjithatë thekson se vendimi këshillëdhënës merret me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe si i tillë do të jetë zyrtar.” Jo obligues por me peshë politike.”

Sipas Veradit Asambleja e Përgjithshme, e cila që ka kërkuar zyrtarisht mendimin e Gjykatës, nuk është e detyruar të caktojë debat kur gjykata ta shpallë vendimin. Këtë mund ta iniciojë ndonjëri nga shtetet. Gjykuar sipas deklaratave të zyrtarëve të Beogradit, inicuese e këtij debati do të jetë Serbia, e cila do të mundohet që edhe njëherë të sigurojë shumicën në parlamentin botëror në mënyrë që të jepet drita jeshile për vazhdimin negociatave mbi statusin e Kosovës.
(rtk/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›