E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Gruevski: Greqia refuzon zgjidhjen e mosmarrëveshjes

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski deklaroi sot se Greqia ka refuzuar bashkëpunimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë për emrin, e cila ka bllokuar Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimit në NATO.

Gruevski theksoi se udhëheqësi konservator grek Antonis Samaras , pjestrar i qeverisë së re greke, të drejtuar nga kryeministri Papademos Lukas ka refuzuar të takohet me të për të diskutuar zgjidhjet e mundshme për kontestin e vazhdueshëm rreth emrit të Maqedonisë.

Greqia pretendon se përdorimi i emrit "Maqedoni" sugjeron një pretendim territorial ndaj provincës veriore greke me të njëjtin emër.

Në këtë mënyrë Greqia është kthyer në një pengesë serioze për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat Euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›