E Diel, 1 Nëntor 2026

Vermicë, policia sekuestron sasi të konsiderueshme municioni

Autoritetet e rendit në Kosovë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme municioni për AK-47 në pikën kufitare të Vërmicës.
 

Në një njoftim për shtyp të Doganave të Kosovës, bëhet e ditur se municioni është gjetur në rezevoarin e një makine, të cilën e ngisnin dy shtetas kosovarë.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar gjithsej 7572 fishekë, të kalibrit 7.62mm. Të dy personat, që gjendeshin në veturë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›