Ambasada amerikane , Albin Kurtit i refuzohet kërkesa për vizë
Kryetari dhe liderit të “Lëvizjes Vetëvendosje”, Albin Kurti, i është refuzuar kërkesa për vizë nga “Ambasada e SHBA-së” në Shkup.
Kurti ditë më parë kishte aplikuar për marrjen e një vize në Ambasadën Amerikane, por arsyeja pse është refuzuar mbetet ende e paqartë.
Sipas mediave kosovare ende nuk janë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike.